Ish-futbollisti i Lazios dhe disa skuadrave tjera europiane, Luis Pedro Cavanda, ishte shumë afër të nënshkruajë një kontratë me skuadrën e Trepçës ’89.

Megjithatë, ai në momentet e fundit hoqi dorë kjo për shkak të infrastrukturës së keqe sportive.

Lajmin për largimin e tij e bëri publik presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka i cili ka deklaruar se ai nuk pranoi të qëndrojë pasi e pa situatën në zhveshtore të stadiumit.

Ky largim ka bërë buj edhe në mediet serbe, të cilat shkruajnë se ai u largua kur e pa gjendjen e tmerrshme që janë stadiumet në Kosovë.

“Belgu arriti një marrëveshje me presidentin e Trepçës ‘89, ishte i kënaqur me ofertën financiare që mori dhe pranoi të nënshkruajë kontratën. Problemi lindi kur ata e çuan atë për të parë stadiumin ku luajnë, gjë e cila bëri që ai të largohet pas 10 sekondave”, ka shkruar portali serb “Kurir”.

Padyshim ardhja  etij në Kosovë do të ishte një imazh i mirë për futbollin tonë, por ja që në këtë rast largimi i tij vetëm sa e dëmtoi imazhin tonë, duke treguar qartë se këtu kushtet për futbollist janë të tmerrshme