Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Benficas në Ligën e Evropës, duke kaluar tutje pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. 

Ndeshja mes Arsenalit dhe Benficas doli të jetë bukur dhe me gola shumë, ashtu siç ishte pritur.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy herë, ndërsa Kieran Tierney një herë në fitoren e Arsenalit.  Diogo Goncalves e Rafa Silva shënuan për Benfican.

Aubameyang ishte më i mirë në ndeshje me notën 8.1.

Pas tij me paraqitje erdhi Bukayo Saka me 8.0, ndërsa Granit Xhaka u notua 7.1, si një prej më të mirëve.