NAPLES, ITALY - JULY 19: Gennaro Gattuso SSC Napoli coach greets Rodrigo de Paul of Udinese Calcio after the Serie A match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on July 19, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli është eliminuar nga Liga e Evropës qysh në fazën e 1/16 së finales.

Napoletanët e drejtuar nga trajneri italian, Gennaro Gattuso fituan takimin e dytë ndaj Granadës me rezultat 2:1, por që doli të jetë i pamjaftueshëm, pasi takimin e parë kishin pësuar 2:0.

Ishte minuta e tretë kur Napoli kaloi në epërsi me anë të Zielinskit. Rezultati u barazua në minutën e 25-të nga Montoro, që e qetësoi skuadrën e tij.

Krejt çfarë arriti të bënte skuadra italiane ishte goli i dytë nga Ruiz pas një ore lojë.

Napolit iu desh vetëm edhe një gol që të kualifikohet tutje, por një gjë të tillë nuk e arritën.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur për 90 minuta në këtë përballje.