Napoli është eliminuar nga Liga e Evropës qysh në fazën e 1/16 së finales.

Napoletanët e drejtuar nga trajneri italian, Gennaro Gattuso fituan takimin e dytë ndaj Granadës me rezultat 2:1, por që doli të jetë i pamjaftueshëm, pasi takimin e parë kishin pësuar 2:0.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur për 90 minuta në këtë përballje.

Rrahmani për përformancën e tij 90 minutëshe ka marrë notën 7.0 nga sajti “Whoscored.com”, teksa më i miri në fushë për Napolin ishte Insigne që mori notën 8.2.

Lojtari i ndeshjes për mysafirët ishte Montore që mori notën 7.5.