Benjamin Kololli shkëlqeu gjatë tërë vitit 2020 me skuadrës e Zurichut në Zvicër.

Falë paraqitjeve të mira, ai është zgjedhur në formacionin e më të mirëve në kampionatin helvetik.

Krejt kjo erdhi pas votave nga kapitenët e skuadrave në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi lipjanas është shprehur krenar që është zgjedhur në këtë formacion.

“Nder të jem pjesë e 11-shes më të mirë, falemindërit të gjithëve që më votuan” ka shkruar Kololli në “Facebook”.