Pep Guardiola ka konfirmuar se ylli belg, Kevin De Bruyne ka nisur stërvitjet individuale, transmeton VAR Kosova.

Kevin De Bruyne pësoi një lëndim muskulor dy javë më parë, teksa fillimisht u tha se do të mungonte të paktën 6 javë nga fushat e blerta.

Belgu është njëri nga lojtarët kryesor të Qytetarëve, të cilët janë në formë të mirë duke fituar 12 ndeshje radhazi.

Teksa City luan sot sfidën ndaj Swansea në FA Cup, Guardiola ka konfirmuar se De Bruyne është afër rikthimit, ku ka nisur stërvitjet individuale por jo ende me grup.