Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez shënoi dy gola në barazimin e mbrëmjes së kaluar ndaj Celta Vigos, transmeton VAR Kosova.
Këto dy gola bëjnë që Suarez ka shënuar 16 gola në vetëm 17 paraqitje që nga transferimi i tij prej Barcelonës në fillim të këtij sezoni.
Ish ylli i Ajaxit dhe Liverpoolit, është lojtari i parë që shënon 16 gola në 17 ndeshjet e para në shekullin 21.
Rekordi deri tani e mbante ish ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 15 gola në 17 ndeshjet e para, pas kalimit të tij nga Manchester United në “Santiago Bernabeu”.