Rival në fushë por miq jashtë saj, Manchester United i ka dërguar një letër emocionale trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Kloppit, pas lajmit të vdekjes së nënës së tij, transmeton VAR Kosova.
Klopp nuk pati mundësi të udhëtonte në Gjermani për funeralin e nënës së tij, Elizabeth, e cila ndërroi jetë tri ditë më parë, për shkak të kufizimeve të autoriteteve gjermane për shkak të pandemisë së Covid 19.
53 vjeçari gjerman bëri një kujtim për nënën e tij duke thënë se ajo “nënkuptonte gjithçka për të”.
“Ngushëllime të përzemërta për Jurgenin dhe familjen e tij nga të gjithë ne në United” – shkruante Manchester United.
Elizabeth ishte e martuar me babin e Kloppit, Norbert në vitin 1960, teksa çifti pati tre fëmijë, Jurgen, Stefani dhe Isolde./VAR Kosova/