Ndeshja ndërmjet Interit dhe Lazios ka përfunduar me fitoren e vendasve.
“Zikaltrit” kanë shënuar fitore 3:1 ndaj kryeqytetasve, në takimin që i takon javës së 22-të kampionale në Serie A.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Interit pasi kontribuoi me dy gola dhe një asistim.
Ishte minuta e 22-të dhe e 45-të, kur Lukaku shënoi për ta dërguar Interin në pushim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Lazio u rikthye në lojë duke e ngushtuar avantazhin e “Neurazzurrëve” në minutën e 61-të me anë të Escalantes.
Por, kjo ishte e gjitha çfarë kanë bërë mysafirët nga Roma, pasi Martinez realizoi për 3:1 pas tre minutave.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 69-të në vend të Ciro Immobiles.
Interi tani është lider i kampionatit me 50 pikë, një më shumë se Milani që zbret në vendin e dytë.
Lazio është e shtata me 40 të tilla.