Interi është bërë lider i Serisë A pas fitores ndaj Lazios mbrëmjen e sotme.

“Zikaltrit” kanë shënuar fitore 3:1 ndaj kryeqytetasve, në takimin që i takon javës së 22-të kampionale në Serie A.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Interit pasi kontribuoi me dy gola dhe një asistim.

Belgu u vlerësua më së shumti nga sajti “Whoscored.com”. Ai mori notën 8.9.

Me notë të mirë u vlerësua edhe sulmuesi tjetër, Lautaro Martinez që mori notën 8.5.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi që u inkuadrua në 21 minutat e fundit të takimit, mori notën 6.3 për minutat e tij.

Ishte minuta e 22-të dhe e 45-të, kur Lukaku shënoi për ta dërguar Interin në pushim të pjesës së parë.

Image

Në pjesën e dytë, Lazio u rikthye në lojë duke e ngushtuar avantazhin e “Neurazzurrëve” në minutën e 61-të me anë të Escalantes.

Por, kjo ishte e gjitha çfarë kanë bërë mysafirët nga Roma, pasi Martinez realizoi për 3:1 pas tre minutave.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 69-të në vend të Ciro Immobiles.

Interi tani është lider i kampionatit me 50 pikë, një më shumë se Milani që zbret në vendin e dytë.

Lazio është e shtata me 40 të tilla.