11 vite më pas, Alejandro “Álex” Sánchez, e kujton momentin historik kur debutoi në prani të 50 mijë fansave, shkruan VAR Kosova.

Me 8 nëntor, 2009, Real Zaragoza luan sfidën ndaj Valencias në “Mestalla”, e cila është në formë të jashtëzakonshme me yje si David Silva, David Villa e shumë të tjerë.

David Villa, David Silva dhe Pablo Hernadez shënojnë për skuadrën e Unai Emerey, por momenti më i rëndësishëm i ndeshjes vjen në minutën e 86-të të takimit.

Pas kishte shënuar 12 gola në 10 ndeshje me rezervat e Zaragozës, trajneri Marcelino Garcia Toral, i jep debutimin në La Liga, sulmuesit Alex Sanchez, i cili ka vetëm një dorë.

Image: La Liga
Image: Alex Sanchez/Instagram

“Ishte momenti më i lumtur në jetë. Ishte plotësimi i një ëndërre, për të cilën kam luftuar prej që kam lindur” – u shpreh ai.

Alex Sanchez është inspirimi i një gjenerate të tërë të sportistëve, jo vetëm futbollistëve të cilët kanë aftësi të veçanta.