Tjetër goditje për Atletico Madrid. Një ditë pasi madrilenët mësuan se Joao Felix ishte infektuar me Covid-19, ditën e sotme ka rezultuar një tjetër lojtar me koronavirus. Bëhet fjalë për Moussa Dembele, i cili tashmë është karantinuar në shtëpi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një deklarate zyrtare. “Lojtarët dhe stafi ynë iu nënshtruan testeve PCR ditën e djeshme sipas protokollit të La Liga dhe Moussa Dembele rezultoi pozitiv në test.

Sulmuesi është izoluar në shtëpi në përputhje të plotë me rregullat e autoriteteve shëndetësore dhe protokollin e La Liga”, shkruhet në deklaratën e Atleticos. Kujtojmë që francezi u afrua gjatë merkatos së janarit nga Lyon dhe tifozët madrilenë do duhet të presin ende për ta parë atë në fushë.