Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot (e martë) është zhvilluar një ndeshje miqësore në mes veteranëve të futbollit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë ka përfunduar pa gola (0:0).

Në takimin në fjalë u paraqitën shumë ish-futbollistë të njohur si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Takimi u zhvillua pa prezencën e tifozëve për shkak të pandemisë COVID-19.