Futbollisti belg, Jan va nden Bergh ka realizuar një gol të “çmendur” që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.
Bergh e zhbllokoi rezultatin në derbin e javës në kampionatin e Belgjikës mes Genkut dhe Beerschotit.
Ishte minuta e 65-të kur lojtari i mysafirëve, Bergh realizoi një eurogol nga distanca e largët për epërsinë e skuadrës.
Por, ajo që ra më shumë në sy ishte festimi i golit në mënyrë qesharake që bëri të gjithë të qeshnin.
Ndryshe, Beerschot fitoi në fund me rezultat 1:2.




























