Një tifoz i Liverpoolit e ka përjetuar rëndë humbjen e Liverpoolit nga Manchester City si dhe krizën e rezultateve në javët e fundit të skuadrës së zemrës, shkruan VAR Kosova.

Në emisionin e famshëm “talksSport” në Angli që transmetohet në radio, një tifoz i Liverpoolit ka bërë një telefonat tejet të çuditshme, e cila është bërë virale.

Kërkesa e tij është që legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ta zëvendësojë trajnerin gjerman aktual të “The Reds”, Jurgen Klopp.

“Unë dua që Jurgen Klopp të largohet. Dëgjoni aryset e mia: a e mbani mend, kur me Brendan Rodgers si trajner, Liverpooli ishte mposhtur 6:1 në udhëtim nga Stoke City? Tani, Liverpooli këtë sezon ka pësuar dy humbje të tmerrshme, 7:2 nga Aston Villa dhe tani 4:1 nga Manchester City. Plus, kanë humbur nga Brighton dhe Burnley në shtëpi. Kjo është një krizë por nuk besoj se Jurgen Klopp mund ta zgjidhë. Klopp nuk ka plan B, nuk kemi lider në skuaër, Jordan Henderson nuk është lider, e dua Steven Gerrard si trajner të Liverpoolit”, ka deklaruar tifozi i zemëruar i Liverpoolit.

I ftuar në emisionin “talksSports” ishte legjenda e Manchester United, Andy Cole, i cili i tha tifozit të Liverpoolit se Jordan Henderson është një ndër liderët më të mirë në ligë.

Tifozi i zemëruar iu përgjigj duke thënë se nëse Henderson është lideri më i mirë në ligë, atëherë “Zot na ndihmo”.

“Nëse ai është lideri më i mirë në Premier Ligë, Zot na ndihmo. Shikoni rezultatet e Liverpoolit kundër skuadrave të fundit në tabelë sezonin e kaluar, është shokuese”.

Liverpooli pësoi humbjen e tretë me radhë në shtëpi këtë sezon nga Manchester City pasi u mposhtë me rezultat 1:4.

Kampioni aktual renditet në pozitën e katërt me 40 pikë të grumbulluara pas 23 xhiro të zhvilluara. /VAR Kosova/