Ndeshja midis Torinos dhe Sassuolos, që ishte planifikuar të zhvillohej këtë të premte në mbrëmje nga ora 20:45 është shtyrë zyrtarisht.
Orari i ri është vendosur dhe do të luhet më 17 mars, në orën 15:00. Shtyrja u vendos pas shtatë rasteve pozitive të ditëve të fundit në klubin e Torinos.
Por ka edhe më shumë: edhe ndeshja tjetër e Torinos kundër Lazios, është në dyshim serioz, kështu që organizatorët e Serie A duhet të marrin një vendim.
Për momentin, janë shtatë lojtarë pozitivë te Torino, mes të cilëve janë zbuluar Karo Linetty, Andre Belotti, Wilfried Singo dhe Daniele Baselli e Bremer.
Ky i fundit duhet ta përsëritë testin për shkak të rezultatit të pasigurt.