Dinamo e Zagrebit është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas përmbysjes spektakolare në kryeqytetin kroat kundër Tottenhamit të Jose Mourinhos.

Skuadra ballkanike ka fituar me përmbysje të rezultatit të ndeshjes së parë (2:0) dhe ka arritur të triumfojë në takimin e dytë me shifrat 3:0 në “Maksimir Stadium”.

Në fakt, Dinamo mbylli 90 minutat me rezultat 2:0, teksa golin e kualifikimit e gjeti në vazhdime, saktësisht në minutën e 106-të kur Mislav Orsiq kompletoi het-trikun duke realizuar pas një solo-aksioni.

Në këtë përballje nga minuta e parë luajti lojtari shqiptar, Arijan Ademi i cili u zëvendësua në minutën e 118-të.

Ndërkaq sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati nuk u inkuadrua fare për 120 minuta sa u zhvilluan.