Në ndeshjen midis OFK Kostinbrod dhe Tornado Bezden, që luajnë në kategorinë e katërt në futbollin bullgarian, takimi është ndërprerë pas 12 minutash lojë, pasi lojtarët ndoqën referin nga fusha e lojës për shkak se deshi ti ndëshkonte me kartonë të verdhë, transmeton VAR Kosova.
Përfundimisht, ky karton i verdhë i dhënë bëri që lojtari i ndëshkuar të kërkoj konfrontim me të, duke e goditur fillimisht, por edhe duke nxehur gjakrat e bashkëlojtarëve dhe zyrtarëve të klubit të cilët e ndiqnin duke i kërkuar llogarit.
Pas vërsuljes së dy e më shumë lojtarëve drejt referit, ky i fundit vendos të ikë.