Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka folur për Luis Suarezin, duke thënë se Barcelona nuk është dashur ta lejojë largimin e tij. 

Uruguaiani e krahasoi situatën e Suarez me atë se si Real Madrid e trajtoi largimin e Cristiano Ronaldos.

“Sapo ai ishte në listën e transferimeve, unë e dija se ishte një gabim”.

“Ishte e qartë se Suarez ishte ende një lojtar i rëndësishëm për atë ekip dhe e ka treguar këtë gjë”.

“Ai shënon, bën pasime dhe gjithashtu është një lojtar me një ndikim të madh jashtë fushës”, ka thënë Forlan për AFP.

Ronaldo, sipas Forlan gjithashtu ishte një humbje e madhe brenda dhe jashtë fushës për Real Madridin.

“Është si kur Cristiano Ronaldo kur u largua nga Real Madridi”.

“Nuk ishte vetëm largimi i një prej lojtarëve më të mirë ndonjëherë, por edhe i 50 golave ​​në sezon!”, deklaroi Forlan.