Shtëpia më e madhe në botën e futbollit, FIFA ka vendosur ta testoj rregullin e ri të pozitës jashtë lojë të propozuar nga ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, transmeton VAR Kosova.

Sipas Wengerit, lojtari sulmues nuk do të jetë në offside në qoftë se cilado pjesë e trupit të tij, është në nivel me mbrojtësin e fundit, që është një dallim i madh me rregullin aktual, ku nëse vetëm koka apo ndonjë pjesë tjetër e trupit është më e avancuar se lojtari mbrojtës, atëherë pozita cilësohet si e parregulltë.

Me rregullin e ri, Rahem Sterling në këtë rast do të cilësohet si në pozitë të rregulltë.

Image

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është shprehur optimist, duke thënë se në qoftë se rregulla funksionon, atëherë do të hyjë në fuqi në të gjitha garat e futbollit./VAR Kosova/