Eden Hazard vazhdon të vuajë shumë dëmtimet, që i janë shndërruar në një barrierë të madhe dhe nuk po e lënë të shprehë talentin e tij në Madrid, ku erdhi në verën e vitit 2019 për 115 milionë euro, transmeton VAR Kosova.

Belgu ka ndjerë dhimbje sërish dhe i është dashur të ngadalësojë fazën e rikuperimit. Hazard ka humbur plot 20 ndeshje në këtë sezon, teksa ka luajtur në 13 ndeshje dhe numëron 3 gola.

Gjatë kohës së tij në Madrid ai ka pësuar 5 dëmtime, tre prej tyre muskulore, pa shtuar faktin se atij iu desh të kalonte Covid-19 në nëntor. 

Zidane dhe Hazard

Së fundmi ai po rikuperohet për një dëmtim muskulor, por duket se e keqja për të nuk ka marrë fund. Sipas medieve madrilene, Hazard ka bërë hapa pas në misionin e tij për t’u rikthyer në fushë.