Brunley dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes që u zhvillua në javën e 27-të në Ligën Premier, pasi përfundoi 1-1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Pierre-Emerick Aubameyang që u asistua nga Willian.

Por, skuadra londineze nuk arriti të mbante epërsinë, shkaku i një gabimi në mbrojtje nga ana e Granit Xhakës.

Në 45 minutat e dytë, Arsenali tentoi të rikthente epërsinë, mirëpo vendasit ishin mjaftë të organizuar.

Pas javës së 27-të, Arsenali gjendet në vendin e dhjetë me 38 pikë, gjersa në javën e 28-të do të kenë punë me Tottenhamin.