Përfaqësuesen e Kosovës në futboll e presin tri ndeshje në fund të muajit mars.
Fillimisht “Dardanët” do të ndeshen me Lituaninë në miqësore (24 mars), ndërsa në kualifikimet për Kampionatin Botëror do të ketë përballë Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars).
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova ndër të tjerash ka zbuluar arsyen pse ka pranuar të luajë për Kosovën.
“Për mua arsyeja ka qenë ekipi, për atë i kam thënë po Kosovës. Sepse i kam njohur disa lojtarë. Nuk është hera e parë që jam ardhur këtu dhe nuk e kam njohur asnjërinë. Atmosferën e kemi shumë të mirë në ekip. Normal se unë nuk vi puna e Kombëtares këtu në Kosovë, siç e thash edhe më herët traditën e kemi mbajtur, ne çdo vit jemi ardhë nga Zvicrra me familje”, ka thënë Hadërgjonaj.
Ndryshe, Hadërgjonaj aktivizohet pothuajse në secilën ndeshje te skuadra turk, Kasimpasa.