Një incident i vogël ka ndodhur pak minuta para ndeshjes mes Kombëtares së Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Sigurimi i stadiumit në Sevilla ka kërkuar nga kryesuesi i ‘Dardanëve’ Lul Berisha të hiqet flamuri i Kosovës.

No description available.

Megjithatë, Berisha nuk e ka lejuar një gjë të tillë dhe flamuri i ‘Dardanëve’ mbetët në stadiumin ‘La Cartuja’.

Kujtojmë që ndeshja mes spanjollëve dhe kosovarëve nis nga ora 20 e 45.