Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.
Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk ka arritur ta gjejë formën e tij më të mirë.
E fati i keq i tij është se ai është lënduar mbrëmë në ndeshjen mes Fenerbahces dhe Antalyaspor që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Lojtari ishte në një aksion të skuadrës së tij, ku u lëndua dhe u dërgua me barel jashtë fushave.
Lëndimi i tij solli frikë në Turqi, megjithatë nuk bëhet fjalë për një lëndimë që do ta mbajë me muaj jashtë fushave atë.
Lajmet e fundit që vijnë nga Turqia raportojnë se Ozil do të mbetet jashtë fushave së paku për katër javë.
Gjithsesi deri më tani klubi i Fenerbahces nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për shtyp.
32-vjeçari është ylli më i madh i futbollit që ka zbarkuar në Superligën e Turqisë dhe ai aty po shihet si mbret.
Që nga transferimi i Ozilit te Fenerbahce, Superliga e Turqisë ka rritur shikushmërinë ndjeshëm në vedet tjera të Evropës dhe krejt kjo falë ndikimit të madh që ka mesfushori.