Pamjet nga Rangers kundër Slavia Pragues tregojnë saktësisht se çfarë ndodhi në incidentin e pretenduar racist midis Glen Kamara dhe Ondrej Kudela.
Kishte skena të shëmtuara në Ibrox të enjten në mbrëmje, ndërsa Kamara pretendoi se ai ishte abuzuar në baza racore nga Kudela gjatë ndeshjes së dytë të 16-të të fundit të Ligës së Evropës.
Kjo çoi në një përplasje të nxehtë midis të dy palëve ndërsa ekipi e Glasgow padyshim që reaguan kundrejt fyerjeve të lojtarit të Slavias.
Pamjet nga loja tregojnë qartë se Kudela pëshpërit diçka në veshin e lojtarit finlandez, duke mbuluar gojën, gjë që ndez lojtarin e Rangers.
Ndërsa kapiteni Connor Goldson ndoqi lojtarin i cili ofendoi, Bongani Zungu i thotë gjyqtarit se lojtari i Pragës përdori fjalën ‘majmun’ kur fliste me Kamaran.
Pas ndeshjes, trajneri i Rangers, Steven Gerrard dha një intervistë të pasionuar, duke mbështetur lojtarët e tij. “Unë 100 përqind e besoj atë që ai po thotë në lidhje me akuzën,” i tha ish kapiteni i Anglisë për BT Sport.
“Lojtarët e tjerë përreth tij e dëgjuan atë, kështu që unë do ti qëndroj afër Glen Kamaras dhe do të ja lë Kamaras të mirret me rastin si dëshiron ai.
“Unë jam krenar për të gjithë lojtarët e mi, sonte duke treguar solidaritet dhe nga maja e këtij klubi deri në fund ne qëndrojmë përkrahë me lojtarët. Kjo situatë i kalon UEFA-s tani. Unë vetëm shpresoj se nuk do të shuhet ky rast”
“Ndihem i zemëruar. Jashtëzakonisht i zhgënjyer. Ka shumë raste te tilla që po vazhdojnë të ndodhin në futboll.
“UEFA do ta marrë përsipër këtë unë jam i sigurt që ata do të flasin me të dy lojtarët dhe ne do t’i lëmë njerëzit e tjerë të merren me këtë. E tëra që mund të konfirmoj është se lojtari im më thotë se ishte abuzuar në baza racore” përfundoi Steven Gerrard.
Gjatë ndeshjes, po ashtu u përjashtua edhe Kemar Roofe, pas një goditje “horror” drejtë portierit te Slavias, ekipi mysafir pretendoi se në tunel pas ndeshjes u sulmua edhe lojtari i tyre Kudela.