Arsenali i është bashkuar skuadrave çerekfinaliste në Ligën e Evropës, pasi mposhti Olympiacosin me rezultat të përgjithshëm.
Përkundër se në takimin e dytë të zhvilluar sonte në “Emirates”, Arsenali pësoi disfatë minimale 0:1 nga grekët, të besuarit e Mikel Artetës siguruan kualifikimin pasi me rezultat të përgjithshëm në dy takimet fituan 3:2.
Golin e vetëm të përballjes së sontme në Londër e shënoi El Arabi pas një kundërsulmi në minutën e 51-të.
Mbrojtësi i mysafirëve, Papastathopoulos ishte lojtari me notën më të lartë sipas sajtit “Whoscored.com” (7.7).
Te “Gunners” u dallua mbrojtësi, David Luiz (7.3), ndërkaq mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që luajti tërë duelin u vlerësua me notën (6.6).