Ed Woodward-i, zëvendëspresidenti ekzekutiv i klubit të Manchester United-it, e pranoi se klubi është në një situatë të vështirë ekonomike, por megjithatë ai beson se “ka dritë në fund të tunelit”.
Pandemia e ka mbyllur “Old Tranfford” për gati 12 muaj, duke u kushtuar Djajve të Kuq një humbje me rreth 7 milionë euro, për çdo ndeshje.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve u solli të ardhura relativisht të kënaqshme, pavarësisht se nuk mund të kalonte fazën e grupeve, duke hyrë në Europa Ligë më pas. Aktualisht është në 16 më të mirat.
United-i fitoi rreth 126 milionë euro nga të drejtat televizive, gjatë tre muajve të parë të sezonit, duke pasur një rritje me rreth 40 milionë euro, krahasuar me sezonin e mëparshëm.
Të ardhurat totale të klubit arritën në rreth 200 milionë euro, që rezultojnë në një fitim rreth 74 milionë euro, ndonëse borxhi i klubit arrin në 528 milionë euro.
“Ky ka qenë një vit jashtëzakonisht sfidues për Manchester United-in, për futbollin dhe për njerëzit në përgjithësi. Kanë kaluar 12 muaj që kur filloi pandemia dhe na u kërkua të mbyllnim Old Tranfford-in për tifozët”.
“Mungesa e tyre vetëm se sa ka nxjerr në pah rëndësinë e tifozëve në strukturën e futbollit dhe mezi presim t’i rikthejmë përsëri”.
“Qëllimi ynë mbetet të përgatitemi për kthimin e tifozëve. Situata e suksesshme me vaksinat dhe niveli i rënies së infeksioneve në MB (Mbretërinë e Bashkuar) na bën optimistë për rihapjen graduale të stadiumeve për tifozët”.
“Fillimisht kjo do të jetë me kufizime të kapaciteteve, por ne shpresojmë që deri në sezonin e ardhshëm të hapen plotësisht”, përfundoi Woodward-i.