Është thuajse zyrtare, pas më shumë se një vitit pa praninë e tyre, tifozët do të kthehen në stadiumet e Spanjës. Ashtu si në Angli, gjithçka nis nga Kupa.
Finalja e Kupës së vitit të shkuar, e cila nuk është luajtur ende për shkak të kushteve të vështira prej pandemisë dhe dëshirës së patundshme për të pasur tifozë në stadium në atë ndeshje nga ana e Federatës.
Tashmë është e sigurt, finalja baske mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao , që do luhet në Sevilla, në stadiumin “La Cartuja de Sevilla” më 3 prill, do të mbushet me tifozë 20-25% i kapacitetit të stadiumit.
Kushti i vetëm është se tifozët nga Barcelona dhe nga Bilbao nuk do të jenë të pranishëm. Në këtë sfidë do të lejohen vetëm tifozë vendas, megjithëse ekipet vijnë nga vende të terë.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Barcelona-Athletic Bilbao, finalja e këtij sezoni, që është parashikuar të luhet në të njëjtin stadium.