Gjatë ditës së sotme në Serie A është luajtur njëra nga ndeshjet më dramatike të këtij sezoni, transmeton VAR Kosova.
Torino ka rikthyer rezultatin ndaj Sassoulon, në 3 me 2, teksa ishte duke humbur 2-0 në pjesën e parë.
Mërgim Vojvoda i cili takimin e nisi nga banka rezervë, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, duke qenë pjesë e njërit nga rikthimet më interesante në historinë e futbollit italian.
26 vjeçari kosovar u vlerësua me notën 6.8 nga SofaScore.
Torino me këtë fitore ngritët në pozitën e 17-të me 23 pikë, ndërsa Sassoulo mbetet në pozitën e tetë me 39-të pikë.