Bledar Devolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Drenicës pas eliminimit befasues në Kupën e Kosovës nga Dukagjini, shkruan VAR Kosova.

Drenica u eliminua në Kupën e Kosovës nga Dukagjini, klub ky i cili militon në Ligën e Parë, dhe kjo rezultoi të ishte ndeshja e fundit për trajnerin Bledar Devolli.

Trajneri nga Gjirokastra, paraqiti dorëheqjen e tij tek presidenti i klubit, Ilir Veliqi, dorëheqje kjo e cila u miratua.

Njoftimi i plotë:

Bledar Devolli ndahet me klubin!

Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë. Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.