Mungesa e emrit Trent Alexander–Arnold në listën e Kombëtares së Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 ka bërë bujë në mediet angleze.
Arnold është mungesa më e madhe për Anglinë në nisjen e kualifikimeve të Botërorit Katar 2022.
Përzgjedhësi i “Tre Luanëve” Gareth Southgate ka bërë publike listën për ndeshjet e marsit ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë, ku përveç mbrojtësit të Liverpoolit është edhe mesfushori sulmues Jack Grealish nuk ka mundur të rikuperohet me kohë nga një dëmtim i pësuar.
Ai ka bërë shumë ndryshime nga grumbullimi i fundit duke rikthyer mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw që për herë të fundit ka qenë i grumbulluar në 2018.
Forma e mirë gjatë këtij edicioni ka detyruar timonierin e Anglisë ta grumbullojë në skuadër edhe Jesse Lindgardin, që luan në huazimi te West Ham.
John Stones i Manchester City është një tjetër rikthim në kombëtaren pasi mbrojtësi mungonte që nga nëntori i 2019-ës.
Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të Anglisë për ndeshjet eliminatore të muajit mars përfshirë edhe sfidën ndaj Shqipërisë.