Paris Saint Germaini njofton se Moise Kean ka rezultuar pozitiv me Covid-19 këtë mëngjes, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi italian është izoluar menjëherë në një hotel, në Paris.

Trajneri Maurizio Pochetino nuk do të llogarisë në shërbimet e Keanit për ndeshjen e ardhshme kundër Bordeaux.

Me shumë gjasë, Kean pritet të mungojë edhe në sfidën e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.