Kombëtarja e Irlandës Veriore për femra ka arritur që të shkruaj historinë duke siguruar pjesëmarrjen për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2022.

Futbollistet e drejtuara nga Kenny Shiels, bëhen të parat në histori të Irlandës që arrijnë të kualifikohen në një kompeticion të tillë.

Irlanda Veriore mposhti Ukrainën me rezultat 2-0, me golat e Callaghan dhe Caldëell, që pas 17 vitesh si kombëtare do të luajnë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Angli.

Sidoqoftë, në këtë ndeshje ndodhi një nga ndërhyrjet më të çuditshme që kanë parë fansat e futbollit.

Futbollistja e Ukrainës, Natiya Pantsulaya ndërhyri në sulmuesen irlandeze Sarah McFadden edhe pse topi veçse po i shkonte drejt portieres së Ukrainës.