Ish trajneri i Juventusit, Max Allegri raportohet se i tha Juventusit ta shesin Cristiano Ronaldon, raporton VAR Kosova.
Juventusi bleu Cristiano Ronaldon në verën e vitit 2018, pasi portugezi ndihmoi “Los Blancos” në triumfin e trefishtë në Ligën e Kampionëve.
Allgeri punoi me Ronaldon për një sezon para se vendin e tij ta zinte Mauricio Sarri.
Sipas raportimeve të medies italiane, ” La Repubblica”, Allgeri ishte shprehur pro largimit të Ronaldos.
“Largone Ronaldon, ai është duke bllokuar rritjen e skuadrës dhe klubit”.
Cristiano Ronaldo pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Juventusi, ku në radar janë një rikthim në Real Madrid apo kalimi në PSG./VAR Kosova/