Me një autogol të Leno, Everton ka arritur që të mposhtë Arsenalin në Londër. Posedimi i topit i takoi vendasve me 59%, por ishin mysafirët ata që siguruan tri pikë të plota.
Me këtë fitore Everton ngjitet në kuoten e 52 pikëve, përderisa Arsenal mbetet në kuotën e 46 pikëve.
Para ndeshjes, kishte protesta nga tifozet e Arsenalit kundër pronarit të klubit, Kroenke.