Arsenali është nikoqir i Slavia Pragës në Emirates Stadium për të zhvilluar takimin e parë çerekfinal të Ligës së Evropës.

Objektivi i Topçinjve do të jetë rezultati sa më i mirë pa pranuar gol, në mënyrë që në sfidën e kthimit të jenë në situatë sa më të mirë.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Jindrich Trpisovsky i kanë gati skuadrat më të cilat do ta nisin ndeshjen.

 Arsenal: Leno; Bellerin, Holding, Gabriel, Cédric; Thomas, Xhaka; Willian, Smith Rowe, Saka; Lacazette.

Slavia Praga: Kolar; Bah, Zima, Holes, Boril; Dorley, Provod, Stanciu, Hromada, Olayinka; Sima.