Superliga, e cila u krijua të dielën zyrtarisht, nuk duket se do të zgjasë aq gjatë, kjo pasi shumë klube kanë njoftuar për dorëheqjen raporton New York Times.
Gazetari Ben Jacobs, njoftoi për largimin e Atletico Madrid prej ligës së re, ndërsa, gazetari spanjoll nga TV3CAT, Xavi Torres, ka njoftuar për largimin e gjashtë klubeve të Anglisë nga Superliga.
Presidenti i kësaj lige, Florentino Perez, njoftoi se gjithçka sa i përket ligës është në norma korrekte me kornizat ligjore, mirëpo pati shumë polemika mes tyre dhe UEFA-s