Ole Gunnar Solskjaer është në sezonin e tij të dytë të plotë si trajner i Manchester United. Solskjaer gjatë dy vite e gjysmë është lavdëruar dhe kritikuar nga analistë të shumtë të futbollit anglez, madje ishte afër shkarkimit dy herë.
Trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq” në përballjet direkte me trajnerët e famshëm si Pep Guardiola, Jose Mourinho, Carlo Ancelotti dhe Mauricio Pochettino ka një bilanc fantastik.
Ole ka katër fitore kundër Guardiolës (Manchester City), tri fitore ndaj Frank Lampard (ish trajner i Chelsea), dy fitore kundër Jose Mourinho (Tottenham), dy fitore kundër Mauricio Pochettinos (si trajner i Tottenham dhe PSG).
Ndërsa, ka vetëm një fitore kundër gjermanit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke e mposhtur në kuadër të FA Cup.
Solskjaer u emërua trajner i klubit anglez në dhjetor të vitit 2018 duke e zëvendësuar Jose Mourinhon.
Deri më tani nuk ka asnjë trofe të fituar, përkundër se ka arritur një herë në finale të FA Cup dhe pesë gjysmëfinale në gara të kupave dhe Ligës së Evropës.
Këtë sezon, ai mund ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës pasi po thuajse Manchester United ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores ndaj Granadës në ndeshjen e parë në Spanjë me rezultat 0:2.
Kurse, në Premier Ligë pritet të përfundojë sezonin si nën kampion kur kanë mbetur edhe 7 xhiro për t’u zhvilluar. /VAR Kosova/
Më poshtë e gjeni bilancin e plotë:
Guardiola x 4
Lampard x 3
Mourinho x 2
Pochettino x 2
Tuchel x 2
Ancelotti x 2
Bielsa x 1