Chelsea raportohet se është duke kërkuar transferimin e Hakan Calhanoglut.

Kontrata e mesfushorit turk me Milanin skadon më 30 qershor të këtij viti, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes tyre për renovim.

Kësisoj, Chelsea thuhet se është duke monitoruar situatën e 27-vjeçarit në “San Siro” dhe do tentojë transferimin e tij.

Sipas raportimeve nga Italia, “Blutë” tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit, por ata do të duhet të vendosin një ofertë më të mirë në tryezë për ta bindur atë që të transferohet në “Stamford Bridge”.

Gjithashtu, thuhet se edhe Hakan Calhanoglu është i hapur për të filluar një sfidë të re.