Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, është duke përgatitur një kontratë trevjeçare për Lioenel Messi duke u përpjekur që t’a bind atë që të qëndroi tek Barcelona. Duke e ditur që klubi nuk mund të paguaj Messin aq sa është duke fituar për momentin – rreth 75 milionë euro në vit (neto), presidenti po shqyrton formula të ndryshme për t’a mbajtur atë në ekip.

Idea është Messit t’i ofrohet një kontratë më e gjatë kështu që ai do të kompensohej përgjatë viteve nëse do të pranonte që t’i zvogëlohej rroga aktuale.

Në anën tjetër vetë lojtari, kontrata e të cilit mbaron në qershor, preferon idenë që kontrata të vazhdohet në baza vjetor varësisht nga ndjenjat e tij projektet që do ketë Barça. Laporta nuk mundet të pranoi një gjë të tillë, edhe pse ai është i gatshëm që të ofroi një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Argjentinasi do t’i bëjë 34 vjet në qershor dhe e ka pranuar që dëshiron që karrieren e tij futbollistike do të dëshironte t’a mbyllte në ligën amerikane të futbollit, MLS. Megjithatë, prioritet i Messit është që të luaj në lifatë forta dhe Laporta është në dijeni për këtë. Prandaj ai është duke u përpjekur që t’a sjellë në skuadër Haaland apo Neymar në mënyrë që të bind Messin se ka gjasa që mund të garoj në kompeticionet evropiane edhe vitin e ardhshëm.