Spanjë
Atletiko Madrid dhe Barcelona shpresat për tituj i kanë në duart e tyre, përderisa edhe Real Madrid është aty afër kur kemi hyrë në javët e fundit të sezonit.
Atletiko është në krye të tabelës, tre pikë larg Realit dhe pesë mbi Barcelonën. Por Barça ka një lojë me pak – dhe luan me Atletikon me 8 maj. Kështu që nëse Ronald Koeman fiton të shtatë ndeshjet, ata do të fitojnë kampionatin.
Nëse skuadrat mbesin me pikë të barabarta, pozitat në La Liga llogariten në ndeshjet e drejtëpërdrejta dhe jo në diferencë golash. Real Madrid ka avantazh si ndaj Barcelonës ashtu edhe ndaj Atletikos në këtë aspekt, kështu që ata do të fitonin titullin nëse përfundojnë me pikë të barabarta si me Atletikon apo Barcelonën.
Sevilla nuk është plotësisht jashtë ekuacionit – por ata qëndrojnë gjashtë pikë pas Atletikos dhe kanë numër të barabartë të ndeshjeve.
Gjermani
Bayern Munich është në prag të fitimit të titullit të nëntë rresht në Bundesligë. Ata janë mbi dhjetë pikë mbi Leipzig dhe me një fitore nga katër ndeshjet e mbetura ata do të shpallen kampion.
Ata e kanë mundësinë që të shpallen soit kampion nëse mundin Mainz.
Borussia Dortmund – përkundër që ka Erling Braut Haaland dhe Jadon Sancho në mesin e lojtarëve më të mirë, po përballet me vështirësi për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Ata janë katër pikë mbrapa katër ekipeve të parëve.
Itali
Juventus ka shpresuar që të bëhet ekipi i parë në top pesë ligat evropiane që për herë të parë fiton 10 tituj rresht – por kjo nuk do të ndodh pasi që ata radhiten të katërtit. Interi i Milanit duket të jetë afër fitimit të Skudetos së parë në një dekadë. Ata janë 10 pikë para Milanos, kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur.
Juventusi i Andrea Pirlos nuk janë të sigurtë akoma nëse do të kenë një vend në ligë të kampionëve pasi që janë vetëm dy pikë mbi Napolin e vendit të pestë. Sidoqoftë Pirlo ka një mundësi që të fitoi një trofe pasi që do të ndeshen me Atalantën në finalen e kupës së Italisë.
Francë
Katër vendet e para në League 1 dallojnë me vetëm tri pikë – me Paris St-Germains që e ka fatin në dorë të vetë në këto pesë ndeshjet që kanë mbetur.
Kampioni i trefishtë Lille është në vendin e parë, PSG të dytin, Monako të tretin dhe Lyon të katërtin. Një pikë e dallon secilin ekip.
PSG është ekipi i vetëm që nuk do të përballet në këto ndeshje më ndonjërin nga ekipet rivale. PSG, Monaco, Montpellier Rumilly Vallieres i ligës së katërt janë gjyshmë finalistët e kupës së Francës.