Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ka bërë një koment interesant pas fitores së Manchester United kundër Romës me rezultat 6:2, në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan VAR Kosova.
Daku në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se skuadra italiane nuk ka se çfarë kërkon në stadiumin “Old Trafford” dhe bashkëlojtari i tij te Ballkani, Egzon Sinani në qytetin e Podujevës.
Ylli gjilanas këtë krahasim e ka bërë pas reagimit të tifozëve llapjanë të cilët pas ndeshjes Ballkani – Llapi (1:0), ofenduan mbrojtësin Sinani duke bërë një postim se ai nuk ka çfarë kërkon në Podujevë, përkundër se është nga ai qytet dhe në të kaluarën ka veshur fanellën e Llapit.
Roma edhe në të kaluarën është turpëruar në “Old Trafford” duke u mposhtur 7:2 nga Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Daku është tifoz I klubit të madh anglez, Manchester United. /VAR Kosova/