Mbrëmë është luajtur loja mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kombëtarja e Maqedonisë arriti rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë duke arritur të marrë tre pikë në udhëtim.
Pas humbjes së një rasti të mirë shënimi nga sulmuesi i Chelsea-t, Timo Werner, maqedonasit nisën talljet drejt tij duke i ‘dhënë’ pasaportën maqedonase sulmuesit gjerman, si shenjë falënderimi.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 për Maqedoninë e Veriut, ndërsa golashënues në këtë ndeshje ishin Elmas dhe Pandev për ekipin mysafir, kurse për vendasit shënoi Gundogan nga penalltia.