Pak minuta më parë u raportua se Chelsea është larguar nga themelimi i Superligës së Evropës në futboll, raporton VAR Kosova.

Pas Chelsea, edhe klubi i Manchester Cityt raportohet se është larguar, duke lënë vetëm 10 klube në këtë organizim.

Gjatë ditës së sotme, Pep Guardiola u shpreh kundër një ligë të mbyllur, duke e cilësuar si jo sport një format ku nuk ka pasoja në qoftë se humbet.

“Manchester City largohet nga Super Liga. City ka njoftuar organizatorët se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e projektiti 4.6 miliardë euro. Chelsea është duke përgatitur dokumentat për largim”. /VAR Kosova/