Lojërat dhe shakatë në datën e 1 prillit janë gjithmonë të pranishme. Një rast i veçantë ka ndodhur sot në Rumani.
Drejtuesit e klubit të Industria Galda de Jos, që garon në divizionin e tretë, kanë kontaktuar një portal për t’i bërë një shaka trajnerit.
“Si pasojë e tre humbjeve në tre ndeshjet e fundit, Industria Galda de Jos ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin”, lexohej në shkrim.
Trajneri e ka lexuar në portalin lokal lajmin e “hidhur”, duke e besuar plotësisht atë. Ai nuk është paraqitur në stërvitje ditën e sotme.
Skuadra e Industria Galda de Jos luan nesër ndeshjen e radhës në kampionat kundër Cugir dhe trajneri nuk ka pranuar të ulet në stol.
Edhe pse i kanë deklaruar se e gjitha ishte një shaka, ai nuk është qetësuar aspak dhe ka vendosur të largohet përfundimisht.