Kylian Mbappe ishte lojtari i ndeshjes në takimin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, transmeton VAR Kosova.

Sensacioni francez shënoi dy gola ndaj gjermanëve, duke regjistruar golin e shtatë dhe tetë këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Goli i parë erdhi pas vetëm 148 sekonda, ku mposhti Neuer në këndin e tij të portës, teksa tek goli i dytë, Mbappe bëri 11 hapa në vetëm 1.8 sekonda, para se të shënonte ndaj Manuel Neuer.