Sergio Ramos luajti mbrëmjen e kaluar ndeshjen e 180 me Kombëtaren e Spanjës.
Mbrojtësi 35 vjeçar i Real Madridit, u paraqit në minutat e fundit ndaj Kosovës, por si duket pësoi një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për ndeshjet e rëndësishme ndaj Barcelonës në La Ligën spanjolle, dhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Sergio Ramos ka një lëndim muskular që do ta mbaj jashtë fushave të blerta në katër javët e ardhshme.
Kujtojmë që takimi ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve është vetëm pesë ditë larg./VAR Kosova/