Shtatorja e legjendës Fadil Vokrri do të përurohet me 9 qershor, në tri-vjetorin e vdekjes së tij.
Është Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Qeku, i cili ka deklaruar në seancën e Kuvendit të Kosovës se më 9 qershor do të përurohet shtatorja e legjendës së futbollit dhe ish-kryetarit të FFK-së.
Çeku i është përgjigjur në këtë mënyrë, pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Do ta përparojmë më 9 qershor në përvjetorin e vdekjes. Sa i përket parkut të Fadil Vokrrit, nuk do ta bëjmë sepse nuk ka vend të mjaftueshëm sipas kushteve të UEFA-s, kjo nuk na lejohet”, ka deklaruar Çeku.
Shtatorja e Vokrrit do të vendoset në Prishtinë hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.