Barcelona e Pep Guardioles ishte një ndër ekipet më të mira në histori të futbollit, por Interi i drejtuar nga Jose Mourinho arriti ta eliminonte nga Liga e Kampionëve, në vitin 2010, transmeton VAR Kosova.
Takimi në “San Siro” përfundoi 3-1 në favor të vendaseve, me golat e Wesley Sneijder, Maicon dhe Diego Milito, teksa për katalanasit shënoi Pedro.
Mourinho ka treguar se analizoi çdo lojtarë të Barcelonës, duke filluar nga kapiteni Puyol për të cilin deklaroi se ishte lider i madh, por shumë emocional, dhe kishte pozicionim të keq në raport me mesfushën.
Mourinho përdori një strategji të kundërsulmit, duke maksimizuar avantazhin fizik të Interit, duke qenë edhe se lojtarët e Barcelonës ishin të lodhur pasi kishin udhëtuar me autobus nga Spanja.
Pas fitores 3-1, Interi u mposht në “Camp Nou” me shifrat 1-0, humbje për të cilin Mourinho u shpreh se ishte më e mira e karrierës së tij. Në finale mposhtën 2-0 Bayern Munich, me golat e Diego Militos./VAR Kosova.